Freitag, 31. Mai 2013

Musa Ahmetaj

Musa Ahmetaj lindi më 01.01.1958 në Hogosht të Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në Dardanë. Po ashtu në Dardanë e mbaroi edhe gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet. Në fillim të viteve 80 punoi mësimdhënës në Shkollën Fillore "Fan S. Noli" në Dardanë. Më 1985 u punësua si punëtor admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë pushteti serbo-sllav e pushoi nga mardhënja e punës. Pas luftës, me rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u rikthye në vendin e tij të punës.Me shkrime filloi të merret nga shkolla e mesme. Në fund të viteve 70 bashkëpunoi me “Zërin” javor ku në atë kohë botonte poezi satirike. Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e parë “Kur sytë shohin keq.“Doket dhe tiparet e lindjes, dasmës dhe vdekjes në Hogosht”.libër me studime nga etnologjia shqipe,-2009 dhe përmbledhjen me satira” Nga të fryjë era” -2012 Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare “Nositi” në Dardanë. Jeton dhe vepron në Dardanë.




BESËTYTNI

E kam pasur të ndaluar
Të  gërryej ndonjë tepsi
Kur të martohesh më thoshte nëna
Atë ditë do të bjerë shi

Thonjtë e duarve dhe të këmbëve
Për një ditë nuk duhen prerë
Kur të martohesh më thoshte nëna
Gazmend e mort do t’kesh përnjëherë

Duke m’i qepur pullat
Kurrë s’kam ngrënë mollë
Sepse më thoshte nëna
S’mund të flasësh në shkollë

Në pasqyrën e thyer
Veten nuk bën ta shikosh
Nëna gjithnjë më thoshte
Martesën do ta vonosh

Shumë e shumë ndalesa
Nga besëtytni kam përjetuar
Asnjë prej tyre sot
Nuk më është reflektuar



PA TITULL

Ndoshta nuk pajtoheni me mua
por unë nuk e pranoj këtë kurrë
vrasësit,serbët kriminel të luftës
vërtet të na bëhen dhëndurrë

Vajzave, motrave tona shqiptare
kush po ia imponon një të tillë fat
të  ikin nga djemtë tanë të bukure
te flejne me armikun me një shtrat !



DORËHEQJA

Të gjithë ata që lobuan
Dhe ndihmuan fushatën
Tashti nuk më lënë të qetë
As ditën, as natën

Secili prej tyre
Kërkesa parashtron
Madje edhe afatin
Prerazi e cakton

Gjithherë kam menduar
Çdo mbrëmje do të kemi festë
Por nuk kaloi shumë kohë
E tërë familja në protestë

Si e para e shtabit zgjedhor
Gjithkënd atëherë e lusja
Prandaj tash mbaje premtimin
Nuk ka arsyetim - thotë nusja

Marrëveshje kam pasur
Të mbledh vota nga qyteti
Pastaj për mua të sigurosh
Një diplomë universiteti

Me javë të tëra, thotë vajza
Kam bërë rrugë të gjata
Vetë më ke premtuar
Të më kryhet doktorata

Reja siç më duket
Më solidare tregohet
Kërkesë e vetme e saj
Banesë t’i sigurohet

Djali me gojë e me duar
Si gjithherë decidiv
Në të gjithë tenderët
Dua të jem më aktiv

Në fund e merr fjalën
Nëna ime plakë
Kjo shtëpi jona loke
U mbush tym e flakë

Spitali, xhamia as teqeja
Nuk më bëjnë mua punë
I vetmi shpëtim do të jetë
Dorëheqje të jap unë!...



NDËRRIMI I BIOGRAFISË

Me kripë e biber
Gjithëhere kam ngrënë bukën
Kurrë nuk e kam përdorë
thikën,pirunin dhe lugën

Këpucët i mbaja
Gjithëhere të lustruara
Madje çorapët
Prore të arnuara

Isha pak anemik
Ftoftit dot nuk e duroja
Pixhamet e natës
Diten fare nuk i ndërroja

Kjo për mua ishte
Pjesë e biografisë
Tash nuk numërohen
Katet e time shtëpisë

 Meritore për këtë
Eshte vetëm politika
I jam mirënjohës shumë
Nga fukarallëku ika

Kjo nuk do te mbetet
Biografia ime e parë
Nuk do të jem pasiv
Kolegë parlamentarë!?....



PESIMISTE

(Motivuar nga Letërsia popullore)

Të gjithë gomarët
Të gëzuar ishin tubuar
Për mjeshtrin e samareve
Jetë kur kishte ndërruar

Disa propozonin
Vendime për të marrë
Deklaroheshin të gëzuar
Për neve nuk ka më barrë

Njëri deklarohej
S,kam pushuar ditë as natë
Për peshën që kam bartur
Kurrë nuk ma kanë matë

Më në fund mori fjalën
Gomari i thinjur dhe plak
Tashti vjen mjeshtëri ri
Të gjithëne na hynë në hak!?... 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen