Samstag, 29. Juni 2013

Ligjerata e zemrave...

LIGJËRATA E ZEMRAVE TE THYERA

Tregim nga Vlollca Tiku Pasku

Me ëndrrën akoma në qerpik Denisa u zgjua në mëngjes. Kishte fjetur vonë pas mesnate , ndaj edhe gjumi i mëngjesit i dukej mjaltë i qerpikëve të mbyllyr.Djali i saj një vjeçar po gugiste në krevatin e tij si për të thirrur të ëmën.Një topolak me flokë të zezë, që vazhdimisht thërriste maam.. maamm.Ajo u ngrit e puthi e përkëdheli, e lau e ndërroi dhe i jep për të pirë. Gjoksi i saj rrumbullakët i fryrë nga qumështi ishte si dy kupola që prisnin të shkarkonin ushqimin e jetës. Mendjen e kishte të turbulluar….Ajo ishte 19 vjet.Ishte vajzëe vetme me dy vëllezër më të mëdhenj.Pasi kishte mbaruar ciklin 9-vjeçar , nëna dhe babai e kishin mbyllur brenda në shtëpi duke mos lejuar të vazhdonte gjimnazin me shoqet. Ajo duhet të bëhej një nikoqire shtëpie, të priste sa ti dilte një fat i mirë dhe të martohej.Me flokë të gjatë të zezë, me sy të gjelbërt e lëkurën si mëndafsh të bardhë, me trupin e derdhur si selvi s’kishtesi të mos tërhiqte vëmendjen e kërkesave, të tjerëve. Mbyllja në shtëpie e mëziste pa masë, dhe mendonte ‘se i pari që do e kërkonte për grua do ta pranonte.’E kështu do merrte fund ai fanatizëm i familjes së saj. Kjo mbyllje atë e la mbrapa nga jeta, krejtësisht të pa përvojë…Midis kërkesave të tjera atë e kish kërkuar edhe një emigrat nga Greqia. Quhej Albert 30 vjeçar. Për familjen e saj , ky ishte një rast i përsosur pasi ai kishte një shtëpi të ngritur, veç nga prindërit e tij dhe vajza e tyre do rronte si zonjë.Denisa e pranoi menjëherë, u martua dhe tani kishte një gugatës të vogël..Por shpirti isaj nuk ishte ende i plotë. Dukej sikur diçka mungonte…
Alberti vazhdoi punën në Greqi që të siguronte parat e nevojshme për hapjen e njëbiznesi..Denisa ishte vetëm me djalin, por jo e mbyllur….Me Albertin fliste gjithmonë në Skype. Djali i vogël rritej përditë nga pak në sytë e Albertit,nga ekrani elektronik.Por ajo që e mundonte Denisën ishte një djalë…Kishte pranuar këkesën e tij për miqësi në fb.Që në fillim ai i kishte shkruar..
-Ju falenderoj bukuri për pranimin e kërkesës time’…ditët e tjera më pas kishte vazhduar, në mesazhe….Denisa u drodh.kur po lexonte..
-Sytë e tu janë si shpirti i dritës, ku terri ikën i tmerruar nga verbimi.
-Do dëshiroja të njiheshim, si dëshirojnë shtëmbat të njohin burimin e kristaltë..
-Tëlutem më shkruaj një fjalë,do jetë si një xixë që ngroh një shkëmb të ngirë.
Po kush ishte ky njeri që guxonte ti shkruante gjëra të tilla.Kurioziteti e shtytë shikonte në profilin e tij.Quhej Fatjon, me flokë ngjyrë gështenjë, të drejtë e pak të gjatë me një veshje të thjeshtë, dhe pa të dhëna të tjera. Në profilin e tij kishte poezi dhe shprehje por pa emër autori. Mos vallë është poet.. mendoi Denisa…E la djalin në krevat dhe i shkruajti menjëherë’
-Përshëndetje-.Ai ishte në linjë..Menjëherë sinjali i kuq i mesazhit u faneps në ekranin esaj..Hapi mesazhin
-Nuk e dija që dielli kuq do zbriste në tokë, të ngjyrosë e ti jap jetë gjithë luleve të ngrira. -Nëse dëshiron o rreze e diellit mund të pimë një kafe së bashku’.
-Jo nuk dëshiroj-i shkruajti ajo
Denisësi rrahu zemra fortë. I pëlqyen ato fraza që u bënë si parulla mbi gjoks e përhapnin dridhma..Alberti i saj kurrë nuk i kishte thënë fjalë të tilla.Ai ishte serioz i dashur në mënyrën e tij me të.. I tregonte ngjarje të ndryshme nga jeta në emigrim..por ai asnjëherë nuk u mundua të hynte brenda të mendimit të saj, duke e konsideruar të vogël, nuk u mundua ta pushtonte kalanë e saj shpirtërisht …nuk e hapi me atë zotësinë që duhet të përdorin meshkujt për të hapur portën e ndjenjave të gruas, që të mos hapej nga ndonjë tjetër..Por sa mund të mbijetojë një lidhje martesore pa krijuar atë ndjenjë dashurie që është e nevojshme në martesë, aq më tepër kur dy partnerët janë larg njëri-tjetrit.’Duke i thënë je e vogël’ atë e largonte prej tij ,Dhe tani ashtue dyzuar ajo ndiente rrahje zemre të forta sikur do i dilte zemra nga vendi,dhe në çdo hap që hidhte i dukej se ecte mbi një diell të vogël që i përvëlonte gjithë trupin..
Fatjoni një djalë nga rrethinat e qytetit, e kishte parë foton e Denisës në fb. I kishte pëlqyer kaqë shumë sa vendosi ta bënte për vete. Në atë moshë që kishte ajo kur ëndrrat e princit nuk kanë mbaruar akoma , fjalët e bukura e poezitë doti dorëzonin çelësat e kështjellës së saj.Ai nuk kish asnjë lloj arsimimi dhe ciklin 9 vjeçar me të shtyra e kish mbaruar.Zanati i tij ishte poçar. Punonte argjilën në vazo, shtëmba,qypa , ndërsa tani po përpiqej të formonte trupin e Denisës nga balta. E ëndërronte duke e lëmuar me qindra here baltën. Vendosi të lexonte sa më shumë shprehje të bukura dhe poezi nga interneti, që ta bënte përvete..I pëlqenin poezitë e një poete , dhe përherë ja kopjonte.Mendoi tëmësonte edhe një përmëndësh që ta dinte, në rast se i duhej….Kështu vazhdoi mesazhin…’
-Tëlutem Denisa, do të doja të bëhesha pluhur i këmbës tënde, vetëm prano nga unë të pimë një kafe, asgjë më shumë.Kur e pa që nuk mori përgjigje vazhdoi sulmin.
-Do doja të bëhesha pëllumb, të bëja fole në dritaren tënde, e të shihja përherë.Do të doja të isha mjalti i lugës tënde e përmbi buzë të qëndroja, të adhuroja bukurinë tënde o perëndeshë.’ Tani do e kapi grepin-mendoi Fatjoni.Rrofsh moj poete që shkruan vargje të tilla.Do ta lë të pres ta hajë karremin.Ja të shtienë dorë, ja s’ka, sikur edhe të gjitha shprehjet e poetëve të më duhen për të mësuar përmendësh…Pas njëfarë kohe vazhdoi..
Të pres në orën 7 tek lokali ‘selvia e argjendë'. Mos më thuaj po, unë do të pres si gjethja e parë e pranverës që pret lulëzimin, nuk do mërzitem sikur të mëduhet edhe një jetë e tërë….
Po sikur të shkoj për kafe’mendoiajo..Përvëlohej nga dëshira për ta njohur këtëdjalë. ‘Po sikur të më shohi ndonjë që më njeh, ç’do ndodhë…jo nuk bën…Atë natëpothuajse nuk fjeti.Në të gdhirë e mori pak gjumi me emrin e Fatjonit në gojë.‘Do të shkoj, nuk e duroj dot këtë torturë ndjenjash, mendoi ajo.Po afronte ora.Pas banjos dhe krehjes së bukur, shkoi tek e ëma , I la djalin dukei thënë‘kam një punë për një kurs rrobaqepsie’..dhe nxitoi drejtë lokalit, që ndodhej në periferi të qytetit . Mbrapa tij ndodhej restoranti dhe moteli me një arkitekturë të bukur si kështjellë.Në cep të mureve rrethuar nga bredhat priste ai. Për momentin Denisa donte të kthehej.'Kjo që bëj është çmenduri 'mendoi..Por ai e pikasi menjëherë dhe nxitoi drejtë saj .
-Si je Denisa – i tha Fatjoni dhe i zgjati dorën.
-Mirë–i thotë ajo dhe ndjen pak shtërgimin e dorës së tij.E veshur me një fustan tëshkurtër rozë, pak dekolde dukej si një gonxhe ku sapo kish hapur petalet e saj.Fatjoni u deh nga aroma që lëshonte ajo . I vuri dorën si rastësisht mbishpatulla dhe e shoqëroi të uleshin më një kënd të lokalit që të mos binin në sy,.Kamarieri një djalë i shpejtë erdhi menjëherë.
Atmosferëne theu ai ..
-Ç’farë dëshiron për të pirë Denisa.
-Një krem uiski- thotë ajo..e turbulluar..
-Përmua një uiski– thotë Fatjoni..
-Qëkur të pashë për herë të parë, fytyra jote u bë rreze dhe më hyri nëzemër.Njeriu nuk rron dot pa ngrohtësi , pa diell,Ç’farë do të bëj për ty . Ti je sundimtarja dhe unë shëbëtori jot.Ç’faj kam unë që ti ke lindur për të më magjepsur.-thotë Fatjoni.
-Tëlutem- i thotë ajo.-ndoshta bëra gabim që erdha,nuk duhej..Fjalët ishin në kundërshtim më ç’mendonte,se mollëzat e faqeve të saj digjeshin si mollë zjarri.Ajo vështonte gotën e saj, duke u djegur në heshtje . Trurin ja kishte pushtuar ai. E vështron në sy me një shikim të zbuluar. Sytë ja hoqën veshjen .Nuk është veshja që e vesh trupin por shpirti. Tashme ajo ndihej lakuriq në sytë e tij zhbirues.Ai i prek dorën ngrohtë duke kuptuar që ajo u dorëzua, dhei thotë me zë të ulët ‘shkojmë.’U futën në dhomën e motelit … ..të ndezur që më parë nga vibrimet e ndjenjave fluturuan rrobat si parashuta .. Puthjet ezjarrta vërshuan nga koka tek këmbët…Rrëketë e qumështit nga dy krojet e bardhatë saj u ngjitën dy trupave që rrokën kënaqësinë në kulprën më më lartë të qiellit.Denisa shijoi për herë të parë trup shpirt dashurinë.Asnjëherë nuk ishte ndier kështu për burrin e saj…..
Pas këtij uragani përrallor ajo u ndje mëkatare..
-Jo unë nuk duhet të vija- thotë ajo sytë me lot, duke u mbuluar nga turpi.me mbulesën pranë..
-Zemra ime, shpirti im, je fryma ime, do bëj çdo gjë që ti të jesh mire.Unë të dua..
-Ai i fshiu lotët , e vazhdoi – ti je hënëza ime, je jeta ime , je vdekja ime.-.Dora e tij si një violinë shoqëruar me buzët që lëshon tinguj magjik, e zbuloi ngadalë për së dyti ..duke vazhduar motivin epshor… Lozonjare në ekzaltimin e ndjenjës ajo i bashkohet pëkëdheljes duke mirëpritur çdo ledhatim të poreve të saj . Të dy së bashku formojnë një orkestër nën ritmin e rënkimeve të shpeshta dhe të dihatjeve të ndaluara…
Pas aktit final ajo u ngrit, dhe shikon që ishte bërë vonë, e ëma do e shikonte me sy dyshues.- Duhet të ikim shpejtë se jam vonë- thotë ajo ..
-Mirë thotë ai – do takohemi përsëri- nëse do hajde në folenë time, të dua zemër.
Të dy shkuan në drejtime të ndyshme
Denisa nxiton thuajse me vrap …
Fatjoni i kënaqur merr rrugën për nga shtëpia e tij.Zemra e tij ishte si një xhep i cekët që përveç kënaqësisë së epshit të vet nuk mendonte asgjë tjetër.Një llokume kaq e ëmbël që në rrugë kurrë s’do ja kishte hedhur sytë,sot e shijoi deri në fund ëmbësinë e saj.’Rrofsh fb, rrofsh moj poete, hallall mësimi i disa frazave të bukura që shtie në dorëvajza mëndjelehta.Hej do plaste nga inati shoku i tij Edi kur ti tregonte..Mezi priste të vente në punën e tij rrëfehej Edit ‘se Denisës nuk I kishte lënë vend pa e përkëdhelur..njësoj si Denisës prej balte..Hej ç’do të vente.’.
Denisa ngjitur me fustanin e shkurtër pas trupit ca nga qumështi,e djersa dhe nga pjalmi I bardhë i dashurisë ,pasi mori djalin duke e gënjyer mamanë ,nxitoi në shtëpi.Bëri banjo shpejt dhe i jep djalit për të pirë. Gjoksi i saj akoma i kuq mbante vulat e puthjeve të tij,pikërisht aty ku pinte fëmija i saj .Dy pesha mbante mbi gjoks..atë të kënaqësisë dhe të mëkatit.Ç’ështëlumturia në fund tëfundit…një varg i gjatë rrezesh , ku njëri skaj është zhytur në mëkat dhe tjetra në kënaqësi.mendoi’…'ndryshe’ pse do ndihesha kaq e lumtur.’ .’Mos kam rënë në dashuri’Ç’farë është dashuria……
Uria e trupit dhe shpirtit për të rendur në ligjet e pasionit..Por përse ndjej frikë..Frika është si push i reve që mund të kthehet në dhëmbë egërsie e mundtë më coptojë, nga çasti në cast.Frikë sepse jam grua e martuar , që shkela kurorën…. Denisa e takoi shumë herë me radhë të dashurin e saj, dhe në të njëjtën kohë lozte rolin e gruas së virtytshme para ekranit të kompjuterit..deri sa një ditë Alberti ja behu pa pritur në shtëpi.Zonja e tij e porsa ardhur nga takimi nuk u besoi syve nga kjo suprizë, nuk po e mblidhte dot veten…
*****
-Albert kur erdhe –thirri ajo duke u sforcuar ti buzëqeshte dhe ti hidhej në krahë.
Alberti zgjati dorën përpara, -Ndal – Ku ishe e pyet-me një ton të rëndë sikur zbriti njëherësh në lumë gjithë zhaurima ujore e malit.
-Po bëj një kurs rrobaqepsie si të kam thënë-u përgjigj ajo duke belbezuar.
-Ashtu,kurs rrobaqepsie apo ndonjë kurs pornografie-thotë Aberti ironik-.Zhvishu-
-Ç’farë-..Denisës pa dashur i shkoi dora sipër gjoksit ku ishte formuar një vulë e zezë, por edhe pullat e kuqe nuk mungonin nëpër trup. Alberti diçka duhej të dinte.Trupi i saj me shenja do dëshmonte kundër saj.
Fjala e tij zgjoi ndërgjegjen e saj.Ç’kishte bërë...Ndëgjegja po e vriste si një pistoletë me plumba , duke u ringjallur po aq herë.Një shuplakë e fortë lëshoi xixat e kuqe si bishta yjesh që bien poshtë nga vatra e tyre.Ajo shpërtheu në ngashërima, dhe u gjunjëzua në këmbët e tij.
-Mos më prek, më vjen ndot nga ty.Je një kurvë…
-Më fal,nuk e di pse e bëra,.meritoj çdo ndëshkim..
-Të fal, a ka det të lajë turpin tënd.Mblidh rrobat e tua dhe ik, djali do rri me mua,
-Jo të lutem, falmë….lotët rrëshkisnin si uragani i mjerë kur di se nuk do mundë të bëjë asgjë…
-Dua të vras, jo të fal, por nuk i ndyj duar me ty lavire. Ik..-I tha ai i zemëruarnë kulm.
-Vramë,por mos më ndaj nga djali..
-Po të mendoje për djalin nuk e lije tek jot ëmë, dhe të shkoje si bushtër tek ai.
Zhduku nga sytë e mi, djalin mos e prek, mos e ndyj me atë gjoksin tënd të fëlliqur.Ti s’meriton të jesh nëna e tij.Mu zhduk.
-Vritmë,por lëmë pranë djalit.E vetmja krijesë që nuk ka faj.Të lutem, do bëj ç’të duash,
Shpirti i saj mbante peshën e qiellit mëkatar.Trupi i saj vibronte dridhshëm dënesat e fajit.Lotët bëheshin lumë duke rënë në fustanin mëkatar.
Mblidhi dhe ik..u dëgjua zemërimi i tij..
Pasioni i saj ndërtoi ngrehinat e guximit të marrë të mëkatit. Duke u verbuar nga fjalët e bukura, nuk e pa humnerën e hapur.Tashmë paguan pasojat e mendjelehtësisë së saj.Tani për atë nuk ka ditë dhe natë , por një torture.Ç’farë e priste.Djali i saj nisi të qante në krahët e Albertit dhe nuk pushonte. Qielli i saj u përthye më dysh..Jo këtë s’mund ta duronte dot.Ishte ora e ushqimit të tij.
Për hir të Zotit ma jep ta ushqej- I thotë Denisa.
Aij a jep të birin me një shikim therës dhe i thotë, -nesër dua të largohesh nga shtëpia, mori fund.Do mendoj dicka për djalin.-Hapi derën, e përplasi fortë dhe ikën.
Denisa po mendohej, familja e saj nuk do ta pranonte, burri i saj e përzuri, Fatjonin nuk e donte, gati gati po e urrente. Ajo shkonte sepse i bënte presion.. do ti thoshte të shoqit po të mos i bindej. .Mbaruan ato fjalët e bukura që i përdorte më parë…ndërsa tani thoshte ‘hajde te poçari jot, të përkëdhel poçen..Nuk e duronte dot më....
Fatjoniti kish punuar mendja një planë. Qëllimi i tij ishte të ndahej Denisa nga burri.. familja e saj s’do ta pranonte të ndarë, Kështu që së bashku do të shkonin në Itali, dhe ai do ta përdorte si prostitute.Ajo do ti sillte shumë para dhe ..o..adio poçeri.Ai ishte kujdesur vet që fjalët për të’që Denisa kishte të dashur ti shkonte në vesh burrit të saj’.Tek e fundit ajo vetë vinte tek ai..
Pori bëri hesapet pa hanxhinë.Dy vëllezrit e Denisës të ardhur nga emigrimi kishin marrë çdo lajmë nga Alberti….Ata i dhanë një të rrahur vëndshe dhe ja gdhendën ballin duke ja prerë me gërmat ‘HORR’. Denisën me djalin e morën me vete të shkollohej në vendin ku punonin,…dhe të niste një jetë të re.Edhe atambanin peshën e rëndë të fajit të tyre.Të gjithë e shtynë nga pak në humnerë.Qielli i saj me kalimin e kohës do merrte formë, dhe në të do ndriçonte dielli edhe yjet e vërtëtë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen