Samstag, 25. Mai 2013

Ibe Palikuqi

Ibe Palikuqi
(1927 - 1944)

Veprimtare e vendosur e Luftës ANÇ, Heroinë e Popullit. Lindi në qytetin e Dibrës. Që nga 1942 shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Maqedoni, më 23 shtator 1944.

Burimi: WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen