Donnerstag, 20. Juni 2013

Xhavit Gasa

Xhavit Gasa u lind në vitin 1956 në Mat. Shkollën 8 vjeçare e ka mbaruar në vendlindje, kurse shkollën e mesme buiqësore në Kamzë – Tiranë.
Shkruan krysesisht poezi.
 
Ka botuar dy libra:
 "Jehona e dhembjes", 2009 .
"Trokëllima e poetit", 2012.
Jeton në Angli.
 
 
 
Xhavit GASA
 
SOFRA E POETIT
 
Sofra e poetit,
Është më e pasur,
Se sofrat që shtrojnë mbretërit.
 
Në sofrën e poetit,
Ulen të gjithë,
Nuk është si sofra e mbretëve,
Që ulen vetëm pasanikë....
 
Sofra e poetit,
Më e madhja sofër,
Aty ulen rrezet e diellit,
Që ngrohin botën.....
 
 
 
RRËNJËT
 
Do kuaj të hasdisur,
As kuaj nuk ishin,
Pa shalë e kapistër,
Nuk hingëllinin por ulurinin.
 
Kuaj që nuk dinin të vraponin,
Me këmbën e tyre të madhe.
Çdo gjë e shpërtyfyronin,
Shkëmoqnin lulet me gjethe e petale.
 
Harruan këta kuaj të verbër,
Se këmba e tyre e madhe,
Nuk i shkul dot rrënjët,
Që ushqejnë lulet me gjethe e petale...
 
 
 
RENDIM
 
Si farëhedhësi,
Që rend brazdë në brazdë,
Rendim ne poetët,
Nëpër fjalë,
Farat në tokë,
Fjalët në letër,
Nëse s'gjenë të ngrohtë,
Do të gjejnë vdekjen...

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen