Dienstag, 3. März 2015

Besa Myftiu

Besa Myftiu ka lindur në Tiranë më 1961. Ajo është e bija e shkrimtarit disident Mehmet Myftiu. Shkollën fillore, të mesme dhe studimet e larta i ka kryer në Tiranë. Pas një pune disavjeçare si pedagoge në Institutin e lartë pedagogjik të Elbasanit, Myftiu punoi si gazetare në revistën “Skena dhe ekrani”. Ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën”, më 1991. 
Në vitin 1992 largohet nga Shqipëria për në Zvicër. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Shkruan në gjuhën frënge dhe është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus” botuar në dy gjuhë; e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998, me parathënie të Ismail Kadaresë), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008, me parathënie nga Amelie Nothomb), i cili u botua në shqip me titullin « Rrëfime nga vendet e harruara »., dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007).
__________
Nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen